Kremlini dhe Teherani nënshkruan ditën e sotme një memorandum për ndërtimin e centraleve të vegjël bërthamorë në Iran, njoftoi kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore, Rosatom.
Marrëveshja u nënshkrua në Moskë nga kreu i Rosatom-it, Aleksei Likhachov, dhe zyrtari kryesor i Iranit për çështjet e energjisë bërthamore, Mohammad Eslami,
Eslami, i cili është gjithashtu zv.president i Iranit, kishte deklaruar më herët këtë javë për mediat shtetërore iraniane se plani parashikon ndërtimin e tetë centraleve bërthamore, ndërsa Teherani synon të sigurojë deri në vitin 2040 një kapacitet prej 20 GW energji bërthamore.
Irani, i cili vuan nga mungesa e energjisë elektrike gjatë muajve kur ka kërkesë të lartë, aktualisht ka vetëm një central bërthamor funksional, në qytetin jugor Bushehr, i ndërtuar nga Rusia, me një kapacitet rreth 1 GW.
Rusia ka marrëdhënie të ngushta me Iranin dhe ka dënuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane në muajin qershor të këtij viti, të cilat u kryen me qëllimin për të ndaluar Teheranin që të përvetësonte një bombë bërthamore.
Teherani këmbëngul se nuk ka një qëllim të tillë.
