“Rusia është gati të angazhohet për hartimin e një pakti të ndërsjellë mossulmimi me NATO-n dhe Bashkimin Evropian” , tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, raportojnë mediat e huaja.

Ajo gjithashtu u shpreh se Rusia është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime me shkrim.

“Gatishmëria për të formalizuar ligjërisht mungesën e planeve agresive ndaj NATO-s dhe BE-së në një bazë reciproke është një vazhdim logjik i qasjes parimore të Rusisë”, tha Zakharova.

Deklarata vjen pasi Presidenti Vladimir Putin tha se u informua orët e fundit mbi progresin e bërë në negociatat në Miami nga kryenegociatori i Kremlinit, Kirill Dmitriev.

Sot, si Putin ashtu edhe Zelensky i uruan Krishtlindje të Gëzuara Trump, të cilin presidenti ukrainas tha se do të donte ta takonte për të diskutuar për Donbasin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb