Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrey Rudenko hodhi poshtë pretendimet e Kievit për qytetarët kinezë që luftojnë në Ukrainë si “plotësisht të pavërteta”.

“Mund të them se kjo është plotësisht e pavërtetë , për ta thënë butë,” i tha ai agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, duke iu përgjigjur një pyetjeje.

Kina merr një “pozicion shumë të balancuar dhe të verifikuar” për zgjidhjen në Ukrainë, tha gjithashtu Rudenko .

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian hodhi poshtë pretendimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për përfshirjen e supozuar të ushtrisë kineze në konfliktin në vendin e Evropës Lindore.

Ai këshilloi “palët përkatëse” të njohin rolin e Kinës “në mënyrë korrekte dhe të qartë” dhe të përmbahen nga “vërejtjet e papërgjegjshme”.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb