Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se një takim urgjent mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit amerikan Donald Trump mund të zhvillohet, por aktualisht nuk shikohet si i domosdoshëm.

“Në teori, një takim është i mundur, por nuk ka nevojë për të në këtë moment,” tha Peskov për agjencinë ruse TASS.

Sipas tij, fokusi kryesor duhet të jetë te puna e kujdesshme dhe e detajuar mbi çështjet që lidhen me një marrëveshje të mundshme për Ukrainën.

“Ajo që nevojitet në vend të një samiti është një punë shumë e kujdesshme mbi çështjet e marrëveshjes ukrainase”, theksoi ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb