Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Iranit Masoud Pezeshkian, zhvilluan një bisedë telefonike mbi luftën që po zhvillohet.
Kremlini thotë se gjatë telefonatës, presidenti i Rusisë përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe një kthim në një “zgjidhje politike dhe diplomatike”, sipas një njoftimi të Kremlinit.
Gjatë telefonatës, Pezeshkian shprehu gjithashtu mirënjohje për solidaritetin e Rusisë dhe e informoi Putinin mbi luftën, sipas Kremlinit.
Njoftimi i Kremlin, vjen pas raportimeve se Moska po i jep Teheranit informacione për të goditur objektivat amerikane në rajon.
Irani është një aleat i ngushtë i Rusisë, por besohet se Moska ngurron të ndërhyjë drejtpërdrejt, pasi është e zënë me luftën e saj agresionale kundër Ukrainës, thonë mediat.
Gjithashtu, Moska nuk dëshiron të rrezikojë prishjen e marrëdhënies së saj me presidentin amerikan Donald Trump për shkak të Iranit.
