Ministria e Jashtme ruse tha sot se ka paralajmëruar misionet diplomatike në Kiev që të jenë të gatshme të evakuojnë menjëherë personelin e tyre në rast se urdhërohen sulme masive në kryeqytetin ukrainas, si hakmarrje për përpjekjet e Ukrainës për të prishur festimet e 9 majit në Moskë që shënojnë fitoren e ushtrisë sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore .
“Ministria e Jashtme ruse u bën thirrje autoriteteve të vendit tuaj… ta marrin këtë njoftim me përgjegjësinë më të madhe dhe të sigurojnë evakuimin në kohë të delegacioneve diplomatike dhe të tjera nga Kievi në rast të sulmeve të pashmangshme hakmarrëse ndaj Kievit nga forcat e armatosura ruse”, tha zëdhënësja Maria Zakharova në një mesazh video nëpërmjet Telegramit.
