Hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga 3 avionë luftarakë rusë MiG-31 rusë ku qëndruan për një total prej 12 minutash.

Disa orë pas kësaj ngjarje Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se tre MiG-31 rusë kryen një fluturim të planifikuar nga Karelia në rajonin e Kaliningradit dhe hapësira ajrore estoneze nuk u shkel.

Avionët më pas u zmbrapsën nga avionët italianë F-35, të NATO-s. Kjo është shkelja e tretë ruse të hapësirës ajrore të NATO-s në një kohë të shkurtër, pas inkursioneve të dronëve rusë në Poloni dhe Rumani.

Ndërkohë dje, Komisioni Evropian miratoi paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë. Presidentja e KE-së, Von der Leyen njoftoi sanksione dhe ngrirje të aseteve të Gazprom dhe Rosneft.

Masa kundër kriptovalutave janë ndërmarrë gjithashtu për herë të parë. Aktualisht, 8 vende të Evropës, Belgjika, Holanda, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia, Sllovakia dhe Hungaria importojnë ende gaz natyror rus, ndërsa për naftën nuk njoftohet një listë e tillë.

Po ashtu, SHBA-të kanë miratuar një shitje prej 780 milionë dollarësh të raketave dhe sistemeve lëshuese antitank Javelin për Poloninë, në hapësirën ajrore të së cilës hynë disa dronë rusë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb