MOSKË – Një mace endacake i ka shpëtuar jetën një foshnjeje të braktisur pranë një koshi mbeturinash të një ndërtese në Moskë duke e mbrojtur nga i ftohti me trupin e saj.

Mediat ndërkombëtare njoftuan se djali dymuajsh, i veshur mirë, ishte braktisur në Obninsk dhe e kishin mbuluar me kartona, por macja që e kishte gjetur, e kishte ngrohu trupin e tij me orë të tëra.

Ishte një banor i zonës ai që e zbuloi fëmijën duke qarë pranë maces dhe njoftoi urgjencën, por, edhe pas ardhjes së ambulancës dhe mjekëve, macja nuk donte të largohej nga vogëlushi.(Në foto: Vogëlushi i braktisur dhe macja në fjalë, për të cilën nisi të përkujdesej një banore e lagjes.)

Mjekët thanë se jeta e fëmijës së shtruar tashmë në spital nuk ishte në rrezik, ndërsa banorët e ndërtesës pranë së cilës bebja u gjet, thanë se atë e kishte shpëtuar ngrohtësia e maces.

Policia ruse tashmë është duke kërkuar prindërit e foshnjes, të cilët rrezikojnë të dënohen për atë që kanë bërë.

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: