Ka përfunduar Operacioni kundër terrorizmit në Dagestan, bën të ditur qendra e informacionit e Komitetit Kombëtar të Antiterrorizmit rus (NAC) e cituar nga agjencia Tass.
“Në lidhje me eliminimin e kërcënimeve për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, u mor vendimi për përfundimin e operacionit antiterrorist” këtë mëngjes, thanë autoritetet. “Regjimi ligjor i operacionit anti-terrorist brenda kufijve administrativë të Makhachkala dhe Derbent të Republikës së Dagestanit është anuluar”, thuhet në mesazh.