Ish-deputeti i PS Petro Koçi u quajti qesharake reagimet opozitës, pas arrestimit të Maduros nga SHBA, dhe krahasimet që janë bërë për Venezuelën dhe vendin tonë.
Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, ai tha se nëse do shihen interesat shqiptare, qëndrimi i Shqipërisë duhet të jetë vetëm mbështetja e Amerikës.
“Ministria e Jashtme është zëdhënësja kryesore e politikës së Jashtme. Unë ka këtë gjykim që çdo qëndrim i ynë në këtë rast nuk ka një ndikim në politikën globale. Mendoj që nëse ne flasim për Shqipërinë, ky ekzaltim i opozitës mu duk i pavend…duke e krahasuar Venezuelën me Shqipërinë është aspekt qesharak dhe nuk shkon fare. Pra nëse e marrim si personazh Maduron ishte non grata. Në një kamp që ka presona non grata nuk ka arsye të ekzaltohet. Duke para interesat shqiptare qëndrimi duhet të jetë thjesht mbështetje e Amerikës”, tha mes të tjerash ai.
Më tej ndërhyrjen e SHBA në Karakas, e cilësoi si një ‘operacion kirurgjikal”, të saktë
“Një operacion kirurgjikal, i realizuar në çdo detaj. Ka qenë i përgatitur prej kohësh. Sisteme kundër ajrore nuk kanë funksionuar, sistemet elektronike nuk kanë funksionuar… Kjo është një çështje që lidhet me interesat gjeostrategjike të Amerikës. Aspektet kryesore të arrestimit, janë të trafikut të drogës…Kjo ka pasojë gjeostrategjike. Një marrëdhënie e ngushte e Venezuelës, mes Rusisë Kinës dhe Iranit, në oborrin e Amerikës, patjetër që do të kishte një reagim. Në zbatim të kësaj patëm edhe këtë aksion blic. SHBA thanë se nuk është sulmuar ushtarakisht Venezuela, por operacioni ka qenë i kombinuar…Tani do të shohim se çfarë do të bëjë më tej zv/presidentja që sot ka bërë edhe betimit”, ka thënë ai.
