Moti i keq dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika në qarkun e Shkodrës.

Në Bashkinë Shkodër, në rrugën “Martin Camaj” janë shënuar rënie pemësh, të cilat janë pastruar menjëherë nga punonjësit e Shërbimeve Publike.

Ndërsa në Bashkinë Fushë-Arrëz, reshjet me intensitet të lartë kanë shkaktuar rënie inertesh në segmentet rrugore Fushë-Arrëz – Fierzë dhe Fushë-Arrëz – Iballë.

Nga raportimet e deritanishme, në pesë bashkitë e qarkut Shkodër — Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz — nuk janë evidentuar situata të tjera emergjente.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb