Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të shoqatave të turizmit, ku ka ngritur shqetësime të forta mbi mungesën e mbështetjes për sektorin dhe pengesat me të cilat përballen sipërmarrësit.

Berisha ka akuzuar qeverinë për favorizime selektive dhe përfshirje të drejtpërdrejtë në projekte turistike në mënyrë abuzive, duke dëmtuar rëndë konkurrencën e ndershme.

Sipas tij, ndërsa investitorët e zakonshëm përballen me kosto të larta dhe burokraci, individë të lidhur me pushtetin përfitojnë toka publike në mënyrë të padrejtë, duke deformuar tregun dhe duke minuar besimin në “rregullat e lojës”.

“Industria e turizmit përballet me shumë vështirësi nuk ka mbështetje. Mbështeten vetëm ata si Pëllumb Gjoka që u shpallin motelin, hotel me 5 yje.Angazhimi i qeveritarëve në turizëm një tjetër element i dëmshme. Kur Xhaçka vjen 10 mijë metra katrorë tokë publike dhe e paraqet si të trashëguar, çfarë i mbetet këtij investitori që e blen tokën 100 euro metri për të ndërtuar. Rama merr 225 mijë metra katrorë tokë në emër të nënës dhe vëllait, tokë pa asnjë dokument kadastral që të vërtetojë se ishte e konfiskuar nga diktatura.Kjo vret konkurrencën e ndershme në mënyrë barbare. Këta që mbijetojnë janë heronj të vërtetë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb