Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet problematike për shkak të përmbytjeve. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë një bilanc të situatës, ndërsa ka bërë me dije se niveli i ujit në disa zona të qarkut është rritur për shkak edhe të reshjeve me intensitet të lartë. Mësohet se është bllokuar rruga Muriqan-Goricë, ndërsa aksi i Onotit nuk kalohet as me makina të ushtrisë.

Po ashtu, raportohet se në Dajç ka rritje të sipërfaqes së përmbytur dhe prezence më të madhe të ujit rreth banesave. Deri më tani 1350 ha tokë bujqësore rezulton e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Pentar).

Ademi ka bërë me dije se është bllokuar dhe rruga Darragjat-Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit, ndërsa lartësia e ujit arrin në 130-150 cm. Ndërkohë që ka prezencë të ujit në oborret e 80 banesave, ndërsa Ademi apelon se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe të ndërhyhet për të dhënë ndihmë për ushqime për banorët por edhe për kafshët.

NJOFTIMI
INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
SHKODËR

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

•Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.

•Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.

•Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.

•Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 3005 Ha

1. Tokë e pakultivuar 605 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2120 Ha
3. Grurë 150 Ha
4. Bimë Dekorative 87 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit
1.Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
2.Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
3.Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
4.UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5.Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
6.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
•Tokë e pakultivuar 220 Ha
•Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
•Grurë 45 Ha
•Pemtore 35 Ha
•Bimë dekorative 7 Ha
•Sera 3 Ha

Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
•Tokë e pakultivuar 290 Ha
•Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha
•Grurë 95 Ha
•Bimë dekorative 80 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

3. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

•Tokë e pakultivuar 30 Ha
•Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
•Te pakultivuara 40 Ha
•Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
•Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
•Tokë e pakultivuar 25 Ha
•Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha
•Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb