FUSHË KRUJË- Moti i keq për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi pas një aksidenti rrugor në aksin Thumanë-Fushë-Krujë. Mësohet se një autobus i linjës Tiranë-Kukës me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Burime nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Derven. Të njëjtat burime theksojnë se pasagjerët kanë dalë nga autobusi, i cili ka rënë në ujë, ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sakaq, shkak i aksidentit janë bërë reshjet e shiut dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, efektivë të policisë, zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
(ed.me/BalkanWeb)
