Në Çukë të Sarandës po vijon puna për riparimin e dëmeve në argjinaturën e basenit të lumit Bistrica.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Sarande, Jolio Dine, ka dhënë një panorame te situatës, ku ka bërë me dije se argjinatura është e dëmtuar në d150 metra nga 1.7 km që është gjithsej, ndërsa situate më kritike paraqitet në zonën e Çukës.

Ai u shpreh se janë ndarë ndihma për 23 familje, ndërsa shtoi se po kryhet përllogaritja e dëmeve të shkaktuara deri tani.

“Sot është dita e pestë që po punohet ka nisur që të mërkurën sistemimi i argjinaturës së basenit të Bistricës.
Është një situatë që kërkon angazhimin e të gjithëve dhe kishim mundësinë të kishim ndihma nga Forcat e Armatosura dhe nga Bashkia.

Është 1.7 km argjinaturë, ku 150 metra rezultojnë të dëmtuara në të paktën 4 pika.

Në zonën e Cukës situata është më problematik dhe sot ka nisur puna

Mbi 500 hektarë tokë të përmbytur, rreth 700 krerë bagëti të ngordhura. Dje kanë ardhur ushqim për kafshët që është shpërndarë dhe presim një pjesë tjetër që vjen pas pak orësh dhe me tej do të shpërndahet.

Jemi duke bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, me ndihmën e rezerva ve të shtetit dje janë ndarë çadra dhe ndihma për 23 familje”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb