Disa zona në Tiranë janë aktualisht pa energji elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka njoftuar se ka probleme në fiderat e Nënstacionit Farkë, ku disa prej linjave janë të djegura.

Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive.

Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb