Gjatë ditës së nesërme, për shkak të motit të keq pritet të pezullohen lundrimet me traget drejt Italisë gjatë ditës së nesërme.

Nëpërmjet një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se mjetet e vogla lundruese duhet të kenë kujdes edhe gjatë ditës së sotme.

Njoftimi: 

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 30-01-02.12.2023.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 30-01-02.12.2023 duke filluar nga ora 16:00 datë 30.11.2023 ne drejtimin JUG-JUG-LINDJE deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.5 metra.

NJOFTOHEN DREJTUESIT E MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE ME QËLLIM PARANDALIMIN E SITUATAVE DHE INCIDENTEVE DETARE GJATË DATAVE 30-01-02.12.2023.

🔴Anijet e transportit  ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën e Vlorë-Brindisi-Vlorë diten e sotme  do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.Neser do te pezullohen deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

🔴Anija e linjes Durres-Ankona -Durres do operoje normalisht.

🔴Anijet e linjes  Durres -Bari -Durres diten e sotme do te operojne normalisht. Diten e neserme do te pezullohen ne te dyja drejtimet.

🔴Anijet e linjes Sarande-Korfuz-Sarande operojne normalisht.

🔷Per çdo ndryshim te mundshem do te njoftojme.

🟢Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 02.12.2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb