Një valë e ftohtë nga veriu në jug po shkakton rënie të temperaturave në pjesën më të madhe të Italisë, me shira të përhapur, borë edhe në lartësi të ulëta, dhe ndërprerje të shumta të trafikut.

Hekurudhat Italiane ka aktivizuar një plan për të adresuar problemet kritike dhe për të siguruar shërbimin e trenave për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat problematike.

Situatë e keqe mbetet ajo e Romës mes përmbytjeve dhe shirave të dendura. Policia dhe zjarrfikësit kanë kryer afërsisht dyqind ndërhyrje.

Në Via di Trigoria, dy gra u shpëtuan nga një apartament në bodrum të përmbytur, ndërsa në Via Ardeatina, dy shoferë kamionësh u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar në automjetet e tyre.

Një pishë 20 metra e lartë u rrëzua pranë Forumeve Perandorake, ndërsa zona është siguruar. Tiber është ngritur mbi shtatë metra, dhe brigjet dhe shtigjet e biçikletave përgjatë tij janë mbyllur. Lumi Aniene është përmbytur pranë Tivolit dhe mbetet nën vëzhgim, veçanërisht në pjesën lindore të kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb