Një valë moti i keq ka goditur sot ishullin italian të Sardenjës . Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, u vendos që nesër të mbyllen të gjitha shkollat ​​e kryeqytetit të ishullit, Cagliari.

Një i moshuar është zhdukur në jug të Sardenjës. Ai u përpoq të dilte nga makina e tij dhe u përfshi nga ujërat e vrullshme. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë tre persona që ndodheshin në një vendkalim të pabarabartë që kishte përmbytur.

Njëkohësisht moti i keq po prek rajonin jugor të Pulias, ku për arsye paraprake u mbyll rruga që të çon në fshatin Kastro. Në Italinë veriore, jashtë Bolonjës, trenat u pezulluan përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa Mbrojtja Civile Italiane është në gatishmëri në zonën e Gjenovës për shkak të reshjeve të dendura.

 

Itali

Po ashtu moti i keq ka mbërthyer edhe Kroacinë ku shiu përmbyti rrugët dhe sheshet e ishullit Hvar duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbyti disa ndërtesa.

Sipas mediave kroate për vetëm një orë, në qytetin Hvar kanë rënë 90 litra shi për metër katror dhe në 24 orët e fundit mbi 120 litra, që është më shumë se sasia mesatare e reshjeve që bien në nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb