Moti i keq godet Shkodrën. Pesë automjete me nëntë persona në bord mbetën të bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi–Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, pasi një masiv inertesh u shemb mbi rrugë si pasojë e reshjeve të dendura.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njoftoi se makineritë e rënda dhe fadromat kanë nisur menjëherë punën për hapjen e rrugës.

Ndërkohë, drejt zonës është dërguar edhe një ekip i specializuar i emergjencave civile, i cili po vlerëson nga afër situatën dhe është gati të ndërhyjë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

REAGIMI I BECIT
Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook

Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive.

Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.

Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: