Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bëri të ditur se për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet në vend, janë angazhuar intensivisht strukturat e emergjencës.

Sipas saj, në terren ndodhen rreth 5 500 punonjës të Policisë së Shtetit, të mbështetur nga mbi 720 efektivë të shërbimit zjarrfikës.

Koçiu theksoi se institucionet kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe se përmes koordinimit dhe pranisë në terren është bërë e mundur ndihma për qytetarët që kanë pasur nevojë për evakuim apo ndërhyrje emergjente. Ajo sqaroi se Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion rreth 700 mjete për operacionet e ndihmës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë ushtruar rolin e tyre me 5 automjete zjarrfikëse dhe 22 pompa thithëse të vendosura në zonat më problematike. Ministrja nënvizoi se angazhimi do të vijojë dhe se prioritet absolut mbetet shpëtimi i çdo jete dhe ndihma për familjet në nevojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb