Kreu i Emergjenca Civile Haki Çako, ndodhet sot në fshatin Banaj, Dimal. Në një lidhje live në News24, ai është shprehur se në të gjithë vendin situata është tashmë drejt përmirësimit dhe grupet e punës janë në terren.

“Të gjitha strukturat janë në ndihmë të komunitetit të prekur nga prezenca e ujit në banesa dhe toka bujqësore. 150 banesa në Dimal me prezencë uji, ka pasur evakuim të banorëve dhe gjësë së gjallë. Ka nisur një tërheqje të ujërave, megjithëse ka pasur reshje intensive shiu gjatë 24 orëve të fundit.
Edhe në shkallë vendi situata është drejt përmirësimit edhe pse lumenjtë janë të mbi ngarkuar me prurje”, tha ai.

Sa i përket situatave më të prekura, ai u shpreh se situata mbetet nën monitorim në Shkodër, ku ka mbingarkesë në liqenin e Shkodrës dhe lumenjtë Buna dhe Drin.

“Ka pasur shumë dëme. Gjendja dhe situata është shumë herë më e mirë dhe po shkohet drejt normalitetit. Grupet e punës janë në terren dhe jemi në fazë rehabilitimi. Mbetemi në fazë monitorimi në Shkodër, pasi në në Shkodër ka prezencë uji dhe mbi ngarkesë edhe në liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna dhe Drin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb