Problematika nga reshjet e dendura të shiut që vijojnë prej disa ditësh, ka edhe në Lushnje e Divjakë.

Lumi Seman ka dalë nga shtrati duke përmbytur 130 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës në fshatrat Ngurrëz, Imshtë. Ndërkohë lumi Shkumbin pothuajse gati të dalë nga shtrati me disa hektarë nën ujë.

Të përmbytura janë 150 hektarë tokë e mbjellë në njësinë administrative Grabjan Divjakë dhe në njësinë administrative Dushk Lushnje.

Hidrovori i Tërbufit, Karavastasë dhe Divjakës punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa reshjet vazhdojnë ende me intensitet mesatar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb