Pas përmbytjeve vendi po përballet edhe me bllokimin e akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës. Njoftohet se segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës.

Sipas autoriteteve rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Në këtë mënyrë ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes.

Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb