Aeroporti i Amsterdamit anuloi dhjetëra fluturime të enjten, më 23 tetor, për shkak të një stuhi të fortë që pritet të godasë bregdetin holandez nga pasditja.

Sipas faqes zyrtare të Schiphol, rreth orës 11:00 paradite ( me orën lokale) u anuluan rreth 75 fluturime që kishin planifikuar të niseshin nga aeroporti.

Shumica e tyre ishin të publikuara për në mbrëmje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: