Maroku po përballet me një valë përmbytjesh, pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe pasi lumi Luqkous ka dalë nga shtrati
Rajoni Tangier-Tetouan-Al Hoceima është më i prekuri. Sipas autoriteteve, më shumë se 50,000 njerëz janë zhvendosur, pothuajse gjysma e popullsisë së Ksar El Kebir.
Lëvizja në qytet lejohet vetëm për automjetet që dalin, ndërsa janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkollat mbeten të mbyllura.
