Ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji lidhur me situatën kritike të shkaktuar nga përmbytjet e sotme në Durrës. Përmes një deklarate, Salianji kritikon qeverisjen, duke e cilësuar situatën si pasojë të investimeve të dështuara, projekteve fasadë dhe shpërdorimit të fondeve publike miliona euro.
Salianji akuzon institucionet për mungesë përgjegjësie dhe ndihme ndaj qytetarëve të prekur, duke theksuar se infrastruktura ka dështuar përballë motit të keq, ndërsa banorët janë lënë në baltë nga ajo që e quan “model abuziv qeverisje” të cilës i duhet dhënë fund, shton ai.
Tenderi i hidrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro, vijon Salianji duke theksuar se “ndërkohë hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon”.
“Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat. Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit! Këtij modeli abuziv duhet t’i japim fund”, shprehet ai.
Reagimi
Fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda: miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, jo për interesin publik, por për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve! Tenderi i hidrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro dhe ndërkohë hidrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon!
Sot Durrësi është nën ujë nga një shi i vetëm. Familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.
Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat.
Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit!
KËTIJ MODELI ABUZIV DUHET T’I JAPIM FUND!
