Moti i keq ka përfshirë vendin.  Si pasojë e reshjeve të shiut është rritur menjëherë niveli i prurjeve të lumit Valbonë.

Kjo ka sjellë edhe nisjen e shkarkimeve nga hidrocentrali i Komanit dhe ai i Vaut të Dejës. Shkarkimet nga Komani me  kapacitet minimal 200 m³/ sekondë kanë nisur që prej paradites të kësaj të hëne, për të ruajtur parametrat e sigurisë.

Shkarkime ka edhe nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, me 500 m³/sekondë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb