Niveli i ujit në shtratin e lumit Drin është afruar ndjeshëm me kuotën maksimale, duke rritur rrezikun e përmbytjeve në zonat pranë tij. Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm prurjet, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën në kohë reale.

Në qytetin e Lezhës, gjendja është rënduar edhe më shumë nga punimet që po kryhen në të gjithë sistemin kullues të ujërave të zeza dhe të bardha. Për shkak të ndërhyrjeve të hapura në disa segmente, uji ka pasur vështirësi të qarkullojë normalisht, duke shkaktuar vërshime në disa lagje të qytetit.

Banorët raportojnë se niveli i ujit është rritur brenda pak orësh, ndërsa ekipet e emergjencave ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përkeqësimin e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: