SERBI- Moti i keq me dëborë dhe temperatura të ulëta ka përfshirë pothujase të gjithë rajonin e Ballkanit. Në Serbi, bora ka arriturr në disa centimetra, ndërsa është pezulluar qarkullmi i mjeteve në autostradën Beograd-Nish, një ndër “arteriet” më të rëndësishme rrugore jo vetëm në Serbi por edhe në Ballkan, si nyje lidhëse me Kosovën dhe më pas edhe Shqipërinë.
Sipas mediasve vendase, trafiku në të dy drejtimet në autostradën Beograd – Nish, afër unazës Trupale është pezulluar për shkak të motit të keq dhe shikimit të dobët, si dhe mospajisjes me zinxhirë. Ekipet mirëmbajtjes së rrugëve të Serbisë, janë duke bërë përpjekje për të hapur rrugën dhe normalizuar qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë, moti i keq ka përfshirë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërsa rruga e Kombit që lidh Shqipërinë me Kosovën është e lirë, por është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.
(d.d/BalkanWeb)
