KUKES– Banorët e Kukësit u kanë ardhur në ndihmë 3 elektricistëve në fshatin Borje duke u shpëtuar jetën. Si pasojë e motit të keq dhe ndërprerjes së energjisë elektrike, është dashur ndërhyrja në zonë për të rregulluar defektin. Për këtë arsye, tre elektricistë u nisën paraditen e sotme, rreth orës 11:00, drejt fshatit Borje, por si pasojë e dëborës dhe ngricave mbetën të bllokuar në rrugë.

Pas gati një ore e 30 minuta të bllokuar, banorët e fshatit Borje janë nisur drejt tyre për t’i ardhur në ndihmë.

OSHEE njofton se tashmë tre elektricistët janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb