Duke komentuar ngjarjen e ndodhur në Shinavlash të Durrësit, ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ftuar në News 24, tha se motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës, është vështirë për t’u zbardhur.

“Ajo e prezantuar nga familjare si largim nga banesa nuk qëndronte. Familjarët nuk kishin tentuar ta kërkojnë, mungesa e dëshirës së tyre për të komunikuar me të. Rasti në fjalë është rast i përsëritur që burojnë nga dhuna në familje, por akoma më tragjike nuk e bën ngjarjen vetëm pasoja, por qëndrimi që mbajnë tre fëmijët e familjes, të cilët në unitet me njëri-tjetrin.

Personat që kanë dijeni për ngjarjen janë ata. Referuar një deklarimi publik që ka bërë edhe bashkëshortja është në unitet të plotë. Edhe vajza e martuar ka dhënë të njëjtën deklaratë. Ajo që është më lënduese në këtë situatë është qasja që kanë ndaj babait të vdekur.

Në raste të tilla është shumë i vështirë të zbardhet motivi. Vajza ishte me shkollë të lartë. Pra, nuk bëhet fjalë për individë që ishin të izoluar. E vetmja mënyrë që kjo ngjarje mund të zbardhet në mënyrë të plotë, është që njëri nga anëtarët e familjes të ndërgjegjësohet dhe të marrë përsipër pasojat e ardhura si pasojë e këtyre veprimeve makabre”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb