Në El Clasicon e luajtur të dielën, Real Madrid triumfoi 2-1 ndaj Barcelonës në Bernabeu. Presioni ishte i lartë, që para fillimit të ndeshjes. Lamine Yamal shprehej se Real Madridi “vjedh, ankohet dhe bën gjëra” për të ndikuar në rezultatin e ndeshjeve.

Te Los Blancos nuk “qëndruan duarkryq”, me Dani Carvajal dhe Vinicius Junior që i thanë Yamalit se ai flet shumë, ndërsa në fund të sfidës nuk munguan përplasjet mes të dyja kampeve.

Raphinha, i cili ndoqi ndeshjen nga stoli, bëri vlerësimin e tij, në një intervistë për DAZN. “Është faji i tij (Yamal) që është i ri dhe nuk ka pjekurinë për të menduar para se të thotë diçka të tillë. Fjalët e tij i dhanë Real Madridit motivim shtesë”, tha Raphinha.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb