Marco Bezzecchi konfirmon formën fantastike këtë sezon, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Katarit në MotoGP dhe hstyn festën e titullit për Marc Marquez. Piloti italian dominoi plotësisht garën në pistën e Lusailit, duke u nisur nga pole position dhe duke mos e lëshuar për asnjë moment kreun. Bezzecchi kaloi vijën e finishit me mbi tre sekonda avantazh ndaj Marc Marquez, ndërsa podiumi u plotësua nga Raul Fernandez.

Gara për vendin e parë nuk pati histori, me italianin që ndërtoi një epërsi të konsiderueshme që në xhirot e para. Ndërkohë, beteja për podiumin u zhvillua mes Marquez, Fernandez dhe Acosta. Piloti spanjoll i Ducatit menaxhoi me kujdes gomat dhe, pas disa parakalimeve vendimtare, arriti të sigurojë vendin e dytë, duke lënë pas Fernandez në xhirot e fundit.

Në fund, Bezzecchi regjistroi fitoren e gjashtë sezonale, me kohën 41 minuta, 29 sekonda e 173 të mijëtat. Vetëm në vendin e shtatë përfundoi Jorge Martin, i cili pavarësisht problemeve fizike arriti të zhvillojë një garë pozitive.

Ndërkohë, vëmendja mbetet te beteja për titullin botëror. Marc Marquez nuk arriti ta sigurojë matematikisht kampionatin në Katar, por mund ta bëjë këtë në Çmimin e Madh të Portugalisë, në Portimao, më 21 dhe 22 nëntor. Spanjollit do t’i mjaftojë një fitore në garën Sprint për të siguruar titullin e dhjetë botëror në karrierë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb