Pas suksesit të shtunën në Sprint, Mark Markez ka fituar të dielën edhe Çmimin e Madh të San Marinos, duke kompletuar një fundjavë perfekte. Piloti i Dukatit zhvilloi një garë të shkëlqyer në Misano dhe u rikthye në krye të klasifikimit të Botërorit MotoGP.

Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij, Aleks Markez, ndërsa podiumi u plotësua nga Pedro Akosta me KTM. Horge Martin e mbylli garën në vendin e pestë dhe tashmë ndan kreun e klasifikimit me Mark Markez, me nga 274 pikë. Gara nisi me Marko Becekin në krye, pasi italiani startoi nga “pole position”. Megjithatë, fati nuk ishte në anën e tij. Beceki humbi pjesën e përparme të motorit dhe u rrëzua që në xhiron e parë, duke u detyruar të braktisë garën.

Problemet për pilotët italianë vazhduan edhe në xhiron e gjashtë, kur Peko Banjaja pësoi një rrëzim. Ndërkohë, Horge Martin arriti të parakalonte Mark Markezin në xhiron e shtatë dhe mori përkohësisht kryesimin. Por, Markez reagoi pesë xhiro më vonë, duke rimarrë kreun e garës. Nga ana tjetër, Aleks Markez u afrua me të në pjesën e fundit, por nuk arriti të krijojë hapësirën e nevojshme për një parakalim.

Pozicionet e para mbetën të pandryshuara deri në flamurin me kuadrate. Pas tyre u renditën Raul Fernandez, Fabio Di Xhannantonio, Enea Bastianini, Luka Marini dhe Fabio Kuartararo. Me këtë fitore, Mark Markez barazon Horge Martinin në krye të Botërorit me 274 pikë, ndërsa Beceki mbetet 33 pikë pas tyre. Ndalesa e radhës do të jetë këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Austrisë.

GARA E SAN MARINOS

RADHA E MBËRRITJES

PILOTI KOHA
1 Mark Markez 41:13.013
2 Aleks Markez +0.657
3 Pedro Akosta +2.326
4 Fermin Aldeger +6.027
5 Horge Martin +14.021
6 Raul Fernandez +18.252
7 Fabio Di Xhanantonio +20.581
8 Enea Bastianini +20.858
9 Luka Marini +22.911
10 Fabio Kuartararo +23.229
11 Bred Binder +23.905
12 Toprak Razgatliogllu +28.031
13 Franko Morbideli +28.927
14 Pol Espargaro +31.792
TË TËRHEQUR
Johan Zarko
Aleks Rins
Joan Mir
Françesko Banjaja
Diogo Moreira
Xhek Miller
Marko Beceki

BOTËRORI 2026

RENDITJA

1 Mark Markez 274 pikë
2 Horge Martin 274
3 Marko Beceki 241
4 Fabio Di Xhanantonio 223
5 Pedro Akosta 209
6 Ai Ogura 203
7 Raul Fernandez 199
8 Aleks Markez 153
9 Françesko Banjaja 143
10 Fermin Aldeger 105
11 Luka Marini 96
12 Enea Bastianini 92
13 Bred Binder 83
14 Diogo Moreira 64
15 Fabio Kuartararo 61
16 Franko Morbideli 56
17 Johan Zarko 36
18 Joan Mir 33
19 Xhek Miller 28
20 Aleks Rins 24
21 Toprak Razgatlioglu 18
22 Maverik Vinjales 10
23 Iker Lekuona 9
24 Augusto Fernandez 6
25 Pol Espargaro 5

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb