Gazetari Almer Toska, i ftuar në News24 tha se motoja e qeverisë shqiptare vazhdon që të jetë “Vidh dhe largo”.
Toska shprehet se protestuesit janë në një mision historik.
“Qytetarët nuk u dëgjuan për katër muaj. Dolën për të treguar zemërimin ndaj qeverisë. Qeveria ka pasur moto vidh e largo shqiptarët, largo rininë vetëm që të pasurohej një grusht njerëzish pranë Edi Ramës. Thirrjet e qytetarëve janë që Rama duhet të jetë në burg, Berisha të jetë në burg dhe Balluku po ashtu e meriton të jetë në burg.
Protestuesit janë në një mision historik. Shqiptarët në vitin 2026 flasin akoma për të drejtat. Kemi një shtet, që nuk të ofron mundësinë që të kesh një të ardhmen. Edi Rama ka marrë qetësues dhe mund të bëjë edhe vetëvrasje”, tha Toska.
Shton se kryeministri është duke ndjerë fundin.
“Edi Rama ka anuluar takimet e fundit që kishte në agjendë, sepse ai ndjen se situata është duke i rrëshkitur ndër këmbë. Rama ka anuluar takimet, ku sërish do flitej për afera korruptive. Qytetarët e ndershëm sot janë kundër të korruptuarve. Rama po e ndjen fundin”, deklaroi Toska.
