“Liberty Media”, kompania amerikane pronare e “Formula 1” mori vendimin për të hequr nga ‘box-et’ vajza seksi që shoqërojnë pilotët dhe në vendin e tyre çdo javë do të jenë 20 fëmijë, të përzgjedhur nga kampionatet e tjera më të ulëta të botës së automobilizmit.

Këtë shembull kanë vendosur të mos e marrin drejtuesit e “Moto GP” të cilët theksojnë se nuk shohin asnjë arsye se përse vajzat seksi të mos i shoqërojnë pilotët në pistë.

Lajmin e ka konfirmuar bosi i garave të motoçiklizmit Carmelo Ezpeleta në një intervistë: “Femrat kanë të njëjtat të drejta si meshkujt, në asnjë vend nuk është e ndaluar… Ne nuk na duket e drejtë t’i largojmë vajzat, madje i përkrahim në çdo pozicion pune që kryejnë këtu tek ne, si inxhiniere apo në detyra të tjera. Të gjitha pozicionet e punës në Moto GP mund të mbulohen si nga meshkujt ashtu dhe nga gratë”.

Duke folur për vendimin e marrë nga Liberty Media, pronarët e rinj të Formula 1, Ezpeleta sqaron: “Besoj se e kanë patur një arsye që kanë marrë një vendim të tillë, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe se ashtu e kanë menduar si më të arsyeshme. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me Formula 1 në këtë drejtim, ne nuk do t’i largojmë vajzat seksi nga starti i garës. Ne do të respektojmë gjithnjë ligjet e vendit ku zhvillojmë garat”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb