TIRANE – Lajmi i një shtatzënie të mundshme të Xhensila Myrtezajt pushtoi të gjitha mediat e portalet një ditë më parë, por, me sa duket, nuk është i vërtetë. Ose është akoma shumë herët për ta bërë publike.

Pas vizitës së Besit dhe Xhensilës në Itali, apo pas disa veshjeve të gjera që këngëtarja ka zgjedhur për t’u prezantuar kohët e fundit në publik, dyshimet se së shpejti mund të vijë në jetë një jetë një fëmijë kanë qenë të justifikuara.

Ndërsa vetë Xhensila dhe Besi kanë zgjedhur t’i ironizojnë lajmet për pritjen e ëmbël, Ana Kallaku, motra e Besit, ka qenë më e drejtpërdrejtë në përgjigje.
Nëse një fëmijë do të vijë në jetë, do të jetë i mirëpritur ka thënë Xhensila pak kohë më parë pas aludimeve, por akoma nuk ka një gjë konkrete.

Motra e Besit ka zbuluar për Pop Neës se këngëtarja nuk është në pritje të një fëmije dhe se lajmet e publikuara në media janë thjesht thashetheme. Gjithashtu, Ana zbuloi se aktualisht çifti është duke punuar për realizimin e disa projekteve, por, sigurisht, ardhjen e një bebi në jetën e tyre e mirëpresin me shumë dëshirë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb