Motra e Liam Payne, Nicola, ka ndarë një dedikim prekës në ditëlindjen e parë të këngëtarit që nga vdekja e tij tetorin e kaluar.
Në një postim prekës në Instagram, Nicola kujtoi kujtimin e saj të fundit për yllin e ndjerë të popit, festimin e ditëlindjes së tij një vit më parë.
“Një vit më parë sot, ishim plot shpresë dhe entuziazëm për atë që do të të sillnin vitet në vijim. Atë natë, duke festuar ditëlindjen tënde me bouling dhe McDonald’s, të festuam ty, shfaqjen tënde, ëndrrat e tua dhe folëm për të gjitha planet që kishe për të ardhmen,” shkroi ajo në një postim të gjatë.
Nicola shtoi se ata e mbyllën mbrëmjen me një përqafim dhe fjalë krenarie.
“Nëse do ta dija se kjo do të ishte hera e fundit që do të të shihja, do të kisha thënë shumë më tepër. Do të doja të hyja në një makinë kohe dhe ta rijetoja atë natë dhe të të përqafoja më fort, të kapja buzëqeshjen dhe zërin tënd, të bëja më shumë pyetje dhe t’i shkruaja të gjitha në mënyrë që të mos i harroja kurrë.”
Ajo përfundoi me një mesazh ditëlindjeje për vëllain e saj:
“Kudo që të jesh, shpresoj që po feston dhe shpresoj që të kesh shënuar edhe disa gola. Të dua gjithmonë.”
Ylli i One Direction dhe ndërroi jetë tragjikisht tetorin e kaluar pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.
