Detaje janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Verona, ku tre karabinierë humbën jetën.
Mediat italiane raportojnë se tre karabinierët Marco Piffari, Valerio Daprà dhe Davide Bernardello u vranë dhe pesëmbëdhjetë ushtarë, oficerë policie dhe zjarrfikës u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një shtëpi fshati në Castel D’Azzano.
Mësohet se policia në atë kohë kishte ndërhyrë për të kontrolluar banesën, kur u përballën me një shpërthim, që dyshohet se u shkaktua nga tre personat që gjendeshi brenda saj.
Në banesë në këtë kohë gjendeshin tre persona, dy vëllezër dhe një motër, të cilët u arrestuan pas ngjarjes, ndërsa do të përballen em akuzat për vrasje me paramendim.
Nga shpërthimi I cili u dëgjuar 5 kilometra larg, shtëpia 2 katëshe u shemb duke zënë poshtë edhe personat që ishin pjesë e operacionit.
Me sa duket ngjarja e sotme nuk është një rast sporadik, pasi këta tre persona kishin përdorur një skenar të ngjashëm vetëm një vit më parë, për t’i shpëtuar dëbimit.
