Flitet shumë për të ardhmen e Gleison Bremer, por mediat italiane kanë zbuluar një detaj shumë interesant kohët e fundit. Nëse Thiago Motta firmos me bardhezinjtë, dëshira e trajnerit do të ishte që të mbajë mbrojtësin në skuadër, pasi e shikon si një shtyllë të rëndësishme për arritjen e rezultateve të rëndësishme.

27-vjeçari ka luajtur 35 ndeshje, ku ka realizuar edhe 3 gola. Për të ky është sezoni i dytë te Juventusi, më parë ai ka luajtur për Torinon. Në shtëpinë e klubit torinez ka mjaft çështje, të cilat do marrin zgjidhje në verë.  Bremer pëlqehet nga disa klube europiane, sipas asaj që shkruajnë mediat, me gjasë ai do qëndrojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb