Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Jo pak herë ai shfrytëzon influencën e tij të madhe për të ndarë me ndjekësit shqetësimet e tij që mund të lidhen me ndonjë situatë të caktuar.

Së fundmi, reperi ferizajas ka bërë një status në rrjetin social Facebook, ku mes të tjerash ka komentuar situatën aktuale të tensionuar në kufirin Merdare, i cili u mbyll pas disa pengesave që serbët krijuan në atë pjesë.

Ai ka falënderuar ndihmën dhe gatishmërinë e aleatëve ndërkombëtar, ndërsa ka kritikuar shtetin për mos-mobilizim të mjaftueshëm.

“Mos-mobilizimi edhe i shtetit tonë na lejon, na jep hapësirë të mendojmë edhe më të keqën, krejt në rregull Amerika/ KFORI/ Eulexi etj..Zoti i bekoftë! Veç edhe Shteti Kosovë kish me qenë hala ma mirë të mobilizohet qysh i ka hije! Serbia Serbi është, qysh ka qenë gjithmonë, e pabesë e dinake! Zoti ju ruajt të gjithëve”, ka shkruar Mozzik në Facebook.

“Faleminderit Policisë së Kosovës, kur e ceka për Shtetin e kam fjalën për Popullin!”, shtoi reperi.

Mozzik ka qenë mjaft aktiv këtë vit me prurje muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: