Mrekullitë në futboll nuk ndodhin shpesh, përtej fatit, duhet shumë punë dhe investim. Pasi e realizoi një të tillë, një vit më parë, kur për herë të parë i dhuroi Strugës një titull kampion, Shpëtim Duro po vë në jetë një tjetër kryevepër teksa sërish qëndron në krye të futbollit maqedonas. Tekniku kryeqytetas vijon të befasojë teksa mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e parë, si kampion dimri.

409606837 952223056468287 7337103941622320992 N
409606837 952223056468287 7337103941622320992 N

Struga e tij mposhti Bregalnica Stip me rezultatin 2-1 duke bërë për vete edhe titullin honorifik, kampion dimri. Ky sukses kishte një shije të veçantë pasi erdhi në limite, në kohën shtesë, duke sjell festë te tifozët e pranishëm në stadium. Me 13 fitore dhe 5 barazime, 0 humbje, Struga mbylli gjysmën e parë të sezonit në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se sa Shkupi dhe plus 4 në raport me Shkëndijën e Tetovës, dy rivalët kryesor të Strugës.

Pavarësisht se me një buxhet jo të fryrë dhe në krye të një skuadre pa traditë, Shpëtim Duro vijon të udhëheq futbollin maqedonas teksa edhe këtë sezon synon titullin kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb