Brazilian Ricardo Azevedo nga Sao Paulo i ka treguar mbarë botës për mrekullinë e tij nga motori. Mjeti i tij magjik mund të udhëtoj deri në 500 kilometra vetëm me një litër ujë.

I ashtuquajturi automjet “‘T Power H20″ furnizohet me ujë dhe nga bateria e jashtme për të prodhuar energji elektrike, dhe për të ndarë hidrogjen nga molekulat e ujit. Si rezultat ajo krijon motor me djegie që lëviz, transmeton t.sot.

Në video ai së pari pinë ujë, për të provuar se ajo është me të vërtetë ujë, dhe se nuk është ndonjë lloj tjetër i karburantit. Pastaj ai mbushi rezervuarin dhe e ndez motorin e tij. Azevedo tregon edhe se si funksionon motori. Ai tregon se edhe uji i ndotur i ujërave të lumit mund të përdoret si karburant për automjetin.

Braziliani promovon krijimin e tij si një mjet ekologjik. “Avantazhi i këtij motori, i cili punon nga hidrogjeni i nxjerr nga uji, dhe ajo që del nga tubi i shkarkimit është avujt e ujit. Kjo është e ndryshme nga karburanti, e cila prodhon monoksid karboni”, thotë ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: