ITALI- Forcat e ndihmës së shpejtë dhe të emergjencave kanë punuar gjithë natën dhe kanë gjetur të gjallë 6 persona, mes tyre edhe 2 fëmijë, në brendësi të hotel “Rigopiano” në Pescarese.

“Ishin nën dysheme”, kanë deklaruar zjarrfikësit. Ndërkohë vijohet të gërmohet në kërkim të të zhdukurve të tjerë. Me temperaturat disa gradë nën zero, forcat e emergjencës kanë punuar me elektrikë por me ritme të reduktuara. Deri tani janë 2 viktima të nxjerra nga rrënojat.

“Ata po na flisnin”, kanë thënë zjarrfikësit për personat e mbijetuar që janë nxjerrë nga rrënojat e hotelit që u zu nga një ortek i madh dëbore dy netë më parë. Në hotel sipas drejtorit ndodheshin 36 persona. Të mbijetuarit janë dërguar në spital.

Dy helikopterë të Rojës Bregdetare me personelin e emergjencës dhe një zjarrfikës janë duke monitouar zonën përreth hotel Rigopiano në pritje që nga toka të jepen sinjali për të zbritur mjekët dhe për t’i dhënë ndihmën e parë personave që kanë nevojë. Autoritetet italiane thonë se ka ende shpresë për të gjetur të mbijetuar.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb