Nuk mund të ishte ndryshe. Granit Xhaka është shpallur lojtari i muajit shtator te Arsenali.Mesfushori me origjinë shqiptare por që luan për Zvicrën po kalon një formë të shkëlqyer dhe po i jep një “dorë” skuadrës në arritjen e rezultateve të fundit.
Xhaka është shndërruar në një “xhol” për trajnerin Arteta. Ai jo vetëm që shënon dhe asiston, por ndihmon skuadrën edhe në aspekte të tjera.30 vjeçari mori 83% të votave, duke lënë pas emra shumë të rëndësishëm në skuadër.

(BalkanWeb)
