Duket se tradhtia, e pikërisht në muajin e mjaltit, i ka kushtuar shumë rëndë një 34-vjeçari nga Florida.

34-vjeçari Paul Tiroëski e la bashkëshorten e tij duke fjetur në dhomën e hotelit në qytetin e Tampa dhe doli për të takuar një prostitutë që kishe kontaktuar online.

Por ai as nuk e çoi ndërmend se kjo aventurë do t’i kushtonte burgun. Vetëm pak orë më pas ai është kthyer në hotelin luksoz, i shoqëruar nga efektivët e policisë, me pranga në duar.

34-vjeçari ishte mes 176 të arrestuarve në një operacion të gjerë policor për prostitucion. .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: