Klubi turk Trabzonspor ka arritur marrëveshje me Beşiktaş për të blerë kartonin e sulmuesit kuqezi Ernest Muçi. Ka qenë presidenti i klubit të Trabzonspor, Ertugrul Dogan, që ka bërë të ditur vendimin.

“Lojtari na pëlqen shumë dhe do të paguajmë këstin e parë, 2 milionë euro, në muajin maj”, ka thënë mes të tjerash presidenti.

24-vjeçari ka shënuar 8 gola në 14 ndeshje të luajtura si i huazuar te Trabzonspor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb