Ernest Muçi është shndërruar në të preferuarin e tifozëve të Trabzonspor. Paraqitjet e tij pozitive dhe 6 golat në 4 sfidat e fundit, kanë bërë që Muçit të fitojë zemrat e mbështetësve.
Hasan Bahadir, presidenti i shoqatës së tifozëve të Trabzonspor, i ka bërë thirrje klubit që të blejë Muçin nga Besiktas (Kushton 8.5 milionë euro), pasi do jenë tifozët që do paguajnë.
“Përkatësia nuk është shpesh te firma, por te sjellja. Ai iu gëzua golave pasi i ndjente, ai çoi duart lart pasi ndjen se ka në zotërim këtë tribunë.
Në ato momente, ne kuptuam këtë: që përkatësia nuk është shpesh te firma në kontratë, por të shikimi dhe reagimi. Kjo është arsyeja pse po bëj një thirrje, le ta bëjmë Muçin një transferim të përbashkët të 8 milionë tifozëve. Le ta bëjmë këtë një “transferim tifozësh”. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Paratë të vijnë nga ne. Pasi nga kjo do të përfitojë edhe komuniteti”- tha ai.
