Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, tha se maxhoranca dhe opozita me komisionin e reformës zgjedhore kërkon të dëmtojë partitë e vogla.
Ai theksoi se partitë e vogla shumë shpejt do të bëhen të mëdha.

“Ku është tradita parlamentare për të zhdukur nga e drejta e votës një parti që përfaqësohet në parlament. Dhe me të drejtë thanë që është një koncensus me 99%.

Dhe këtu 1% është Lëvizja Bashkë. Ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votimit një parti parlamentare si më qenë një OJF apo që institucion që për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend. Ndërkohë që PS përfaqësohet me 7 anëtarë 7X7=14.

Levizjes Bashkë i është mohuar e drejta e votës në këtë komision parlamentar. Qartazi përjashtimi ynë nënkupton dëmin që pritet ti bëhen partive të vogla që shumë shpejt do të bëhen të mëdha.” tha Muçi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: